Mbledhja e Këshillit Bashkiak – (19 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dhjetë ditë pas miratimit të buxhetit dhënë nga qeveria, bashkia bënë projektet për shpërndarjen e tyre dhe vendos tenderimet. Mbledhja çdo muaj e këshillit bashkiak, sot ka caktuar dhe miratuar shpenzimin e 600 mijë lekëve dhe vetëm për projektin e rrugëve. 500 mijë të tjera për projekt kanalizimesh. Të gjitha këto për vitin ’99.
Dy million lekë të tjera për rrugë kanalizime në vitin 2000. 6.6 milion janë vendosur për pastrimin e Lanës për këtë vit. Një pikë tjetër që është diskutuar është heqja e tregut të perimeve nga Lana dhe vendosja tek ish-tregu elektrik.
Këshilli Bashkiak në këtë mbledhje do të zgjidhte edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Rregullim Territorit Tiranë, por kjo nuk ka ndodhur pasi është kërkuar ndryshimi i ligjit mbi urbanistikën e cila i heq kompetencat këshillit bashkiak për zgjidhjen e anëtarëve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti