Çmimet Oskar (22 Mars 1999)
Nesër në mbrëmje në orën 2 : 30 të natës zhvillohet ceremonia e ndarjes së Çmimit Oskar, evenimenti më i rëndësishëm në fushën e kinemasë. Në këtë edicion që është i 71 në radhë janë pretendentë kryesorë filmat, “Shekspiri Love”,një komendi e ambientuar në Anglinë e viteve ‘800 “Shpëtoni Ushtarin Rajan”, “Kufiri i Kuq”. E veçanta është pjesëmarrja e regjisorit, skenaristit dhe interpretuesit Roberto Beninji, i cili kandidon me filmin “Jeta është e bukur”.
Është rasti i pestë në historinë Çmimeve Oskar që një film në gjuhë të huaj të kandidojë përkrah filmave amerikan dhe është njëkohësisht dhe pretendent me shtatë kandidatura.. Por cilët do të jenë ata që do të fitojnë këto statuja? Në ekranin e TV Klan do shfaqet edicioni i 71 i Çmimit Oskar./tvklan.al