Porti i Durrësit, tragetet – (25 Mars 1999)


Porti i Durrësit, tragetet – (25 Mars 1999)

16:29 25/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rrezik i zbritjes së luftës si dhe mbyllja e aeroportit të Rinasit ka shkaktuar një fluks të rritur lëvizje përmes portit të Durrësit përmes brigjeve të Italisë. Gjatë ditës së sotme numri i udhëtarëve që kanë prenontuar bileta për në Itali është më i madh se çdo ditë tjetër.

Ndërkohë që dy agjensitë kryesore të udhëtimeve bëjnë të ditur se kanë pasur prenontime telefonike të shumta. Kryesisht numrin e udhëtarëve e kanë dominuar të huaj dhe punonjës ambasadash të huaja në Tiranë. Gjatë pasdites së sotme nga ky port janë nisur dy tragete. Ndërkohë që axhendat e dy shoqërive të udhëtimit bëjnë të ditur se prenontime të shumta janë bërë edhe nga qytetarë të Tiranës dhe Durrësit, të cilët për arsye të pasigurisë preferojnë të udhëtojnë drejt Italisë.

Ndërkaq drejtori i policisë së Durrësit nënkolonel Ahmet Haxhia shprehet për Tv Klan për masat e posaçme të marra në portin e Durrësit dhe në krejt prefekturën.

Ahmet Haxhia:- “Situata në qytetin e Durrësit është nën kontrollin e policisë. Janë të angazhuara forcat e policisë për të siguruar qetësinë dhe rendin në qytet. Egziston një bashkëpunim i policisë me organet e pushtetit lokal dhe një angazhim shumë serioz i forcave të policisë në Durrës”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme