35-vjeçarja: Burri më kërkoi divorcin kur mësoi se djali ishte i sëmurë
Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vjeç, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si duhet.
Ardhja në jetë e djalit nuk e përmirësoi marrëdhënien mes çiftit, përkundrazi ish-bashkëshorti filloi të sillej mjaft ftohtë me djalin dhe nuk kujdesej për të.
Kur djali i tyre ishte 2 muajsh, Suzana kuptoi se diçka nuk shkonte me të dhe gjatë kontrolleve vogëlushi u diagnostikua me paralizë cerebrale.
Sapo mësoi këtë gjë burri vendosi të divorcohej prej saj dhe braktisi në këtë mënyrë bashkëshorten dhe djalin vetëm 5-muajsh. Gjykata i caktoi detyrimin mujor prej 15 mijë lekësh të reja për djalin, por sipas 35-vjeçares, ai nuk ka paguar asnjë lek, madje edhe pse kanë kaluar 11 vite nuk është interesuar asnjë ditë për gjendjen shëndetësore të djalit.
Mirela Milori: Nga se vuante djali?
Suzana: Ai kaloi krizë, kishte filluar shenjat e para që kishte dridhje dhe filloi po i shtoheshin!
Mirela Milori: Kur e kuptove?
Suzana: Kur e kam larë në fillim, ishte normal, nuk qante e kishte qejf ujin. Pastaj një ditë papritu filloi po ulëriste, nuk e pranonte ujin, e lamë në krevat, pati frikë, iu duk sikur do binte.
Mirela Milori: Sa ishte 2-3 muajsh, bebe?
Suzana: Po!
Mirela Milori: E çuat tek doktori? Çfarë ju tha?
Suzana: Ndërkohë që ai u sëmur, se dua të them edhe këtë pjesë, aty prezent që filluan me këto shenja kanë qenë të tjerë persona, jo vetëm.
Mirela Milori: Pra nuk ke qenë ti?
Suzana: Jo, se ne shtëpitë, i kishim dy katëshe. Ai rrinte në katin e dytë, ndërkohë ne i përcillnim njerëzit në kat të parë.
Mirela Milori: Prisnit njerëz që vinin për lindjen e djalit?
Suzana: Po!
Mirela Milori: Me kë ka qenë në kat të dytë fëmija?
Suzana: Kur kam vajtur e kam gjetur vetëm, por jastëkun të njomë. Isha nuse e re dhe mendova se ka nxjerrë sekrecione nga goja, nuk e mendova. Pastaj herët e tjera kanë qenë prezentë dhe personat e tjerë që e kanë parë.
Mirela Milori: Njerëzit e burrit?
Suzana: Po!
Mirela Milori: Ti e çove tek mjeku? Çfarë të tha mjeku?
Suzana: Ka diagnozën me paralizë cerebrale spastike.
Mirela Milori: Çfarë patologjie ka?
Suzana: Ai as ecën, as flet, rri vetëm shtrirë. As mbështetur, duhet ta mbaj unë mbështetur tek trupi im. Nuk ka deformime të trupit.
Mirela Milori: Ish-burri jot kur kuptoi që djali ishte i sëmurë, vendosi të bëj divorc dhe ju la?
Suzana: Po!
Mirela Milori: Kur djali ishte 4-muajsh?
Suzana: Po!
Mirela Milori: Çfarë vendosi gjykata në këtë divorc?
Suzana: Gjykata vendosi një pagë prej 15 mijë lekë të reja, por ai nuk pranoi t’i jepte ato kurrë.
Mirela Milori: Janë mbushur 11 vite nga divorci? Ka paguar ndonjëherë?
Suzana: Asnjëherë. As nuk është interesuar, rron apo jo!
Mirela Milori: Ka pyetur ndonjëherë për djalin gjatë këtyre viteve?
Suzana: Jo, fare!
Mirela Milori: Po ti ke tentuar të kontaktosh me të, ti thuash për djalin?
Suzana: Jam munduar, por ma ka mbyllur, më ka vënë bllok. Jam munduar ti them për të paguar detyrimin që ka, por nuk ka pranuar./tvklan.al