Shpërthime në dy zyra postare në Holandë


Shpërthime në dy zyra postare në Holandë

12:18 12/02/2020

Dyshime për pako bombe, nuk ka të lënduar

Dy shpërthime ndodhën në dy zyra postare në Holandë, pa shkaktuar viktima apo të lënduar.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një nga postat e Amsterdamit.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në qytetin jugor të Kekrades.

Të dyja shpërthimet ndodhën në dhomat ku mbahen letrat dhe pakot postare.

Ndaj policia dyshon se në të dyja rastet bëhet fjalë për pako bombë.

Por është ende e paqartë nëse ngjarjet janë të koordinuara, ndërsa po hetohet për të zbuluar autorët e dërgimit të këtyre pakove.

Tv Klan






Të ngjashme