Lidhje me telefon nga Kukësi – (26 Mars 1999)


Lidhje me telefon nga Kukësi – (26 Mars 1999)

15:14 26/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetari:- Ç’të reja kemi aktualisht nga zona e Hasit dhe Krumës?

Korrespondenti i Kukësit:- Dje rreth orës 17 e 30, nga pika kufitare e Dobrunës kanë kaluar rreth 174 kosovarë nga fshatrat e komunës së Gjakovës. Në këtë grup kishte gra, pleq e fëmijë. Gjithashtu vetë kosovarët e ardhur kanë treguar se djemtë dhe burrat janë dërguar në një pyll dhe akoma nuk dihet për fatin e tyre. Fshati Godenë në Gjakovë është shkatërruar plotësisht dhe sipas tyre  janë masakruar drejtori dhe mësues të fshatit.

Gazetari:- Aktualisht a janë sistemuar të gjithë të ardhurit nga Kosova?

Korrespondenti i Kukësit:- Po të ardhurit janë sistemuar në qendrat kolektive në Krumë dhe banorët e Hasit me dëshirën e tyre i kanë strehuar në shtëpitë e tyre. Gjatë kalimit në pikën e kufirit janë gjendur pranë organizatat humanitare, ku ju është dhënë ndihma e parë për transportimin e tyre në Krumë. Ndërkohë UNHCR dhe Kryqi i Kuq kanë marrë të gjitha masat për të ndihmuar të ardhurit nga Kosova.

Gazetari:- A ka pasur ndonjë incident sot në zonën kufitare?

Korrespondenti i Kukësit:- Megjithëse situate në Kukës dhe Krumë është e qetë në brezin kufitar, situate mbetet e tensionuar, por gjatë orëve të natës e deri në këto momente nuk janë shënuar provokacione të ushtrisë serbe. Mbrëm në fshatin Vernic të Prizërenit është hapur zjarr me armë. Popullsia presin nga çasti në çast të mbrojnë territorin shqptar./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa






Të ngjashme