Dega e Mobilizimit Librazhd (28 Mars 1999)
Të gjitha repartet ushtarake të rrethit të Librazhdit kompletojnë me efektivat e tyre. Treguesit e mobilizimit të rekrutëve të rinj janë më të lartët veçanërisht për muajin Mars. Sipas të dhënave të paraqitura nga Dega e Mobilizimit të rrethit aktualisht numri i rekrutëve të mobilizuar është më i larti në gjashtë muaj e fundit. Kryetari i kesaj dege Major Kujtim Kapexhiu bën të ditur për Televizionin Klan se gjatë periudhës Janar-Mars numri i mobilizimeve nga qyteti është rritur ndjeshëm.
Në këtë shifër përfshihen dhe mjaft të rinj të kthyer nga emigracioni në vendet fqinje. Pak muaj më parë kjo degë e dallonte shqetësimin për mungesa të ndjeshme në paraqitje për mobilizim ndërkohë që aktualisht në këtë situatë është dhe më evident bashkëpunimi me strukturat e divizionit ushtarak dhe pushteti lokal si dhe forcave të Rendit./tvklan.al
Gazetar : Aleksandër Çipa