Spitali Civil Gjirokastër (28 Mars 1999)
Spitali Civil i Gjirokastrës më i madhi në jug në jo pak raste mbetet pa energji elektrike, madje pavionët mbeten në errësirë dhe pa ngrohje kur ikin dritat. Kjo nuk përjashton as repartin e kirurgjisë ku rastësia deri tani ka përjashtuar fatkeqësinë për pacientët që janë në operacion.
Rasti më i fundit është kur një pacient që sapo kishte marrë narkozën mbetet në pritje të energjisë për disa orë dhe gjithë ky skandal lidhet me faktin që për Spitalin Civil nuk gjendet një gjenerator për rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Drejtori i Spitalit Gjergji Fishka thotë për TV Klan se zgjidhja është vënë në rrugë të drejtë por ende nuk është ekzekutuar. Sidoqoftë vonesa e tepruar rëndon më së shumti mbi mjekët dhe pacientët që hyjnë në sallë me frikë të dyfishtë./tvklan.al
Gazetar : Aleksandër Çipa