Kupa e Shqipërisë, eliminohet Partizani
Partizani është skualifikuar nga kupa e Shqipërisë. Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë me Besëlidhjen, të kuqtë kishin për detyrë të fitonin të dytën me 4 gola diferencë, por në Elbasan arena mundën të merrnin rezultatin 3-1.
Në çerekfinale të kupës shkon Bylisi edhe pse humbi ndeshjen e dytë me Laçin, por që favorizohet nga rezultati i përgjithshëm.
Tirana dhe Kukësi nuk e patën të vështirë. Bardheblutë fituan 4-0 takimin e dytë me Kastriotin, ndërsa Kukësi fitoi 3-0 me Lushnjën.
Këto janë të gjitha çiftet çerekfinaliste të kupës së Shqipërisë.
Tv Klan