Distrikti detar në gadishmëri – (26 Mars 1999)


Distrikti detar në gadishmëri – (26 Mars 1999)

18:56 26/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gadishmërisë luftarake të distriktit detar të Durrësit i është bashkuar edhe gjithë flota e Guardia di Finanzas, Kamsi etj. Një urdhër i ardhur nga këto njësi nga ministritë përkatëse italiane ka shkaktuar mobilizimin ushtarak të krejt flotilies, që praninë e vetë në ujrat tona e lidh me luftën kundër trafikut klandestin.

Që prej dy ditësh të gjitha anijet luftarake edhe ato të shërbimit anti-kontrabandë janë vënë në dispozicion të komandës së Natos. Radistët, lokatorët dhe krejt logjistika e këtyre forcave aktualisht është e lidhur me veprimin e forcave aleate të Natos.

Ndërkohë që anijet luftarake të distriktit tonë luftarak kanë marrë në ruajtje portin detar. Ndërsa katër siliruesit, motovedetat, si dhe gjuajtësit janë nagazhuar për ruajtjen e hapësirës detar në zonën veriore të vendit, me detyrën e mbrojtjes të kësaj sipërfaqje.

Rreth 20 milie larg bregut qëndrojnë luftanijet e Natos, me të cilat ruhen lidhjet e rregullta dhe aplikohet kodi i përcaktuar luftarak. Kështu shprehen për Tv Klan drejtues të distriktit luftarak detar të Durrësit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme