Makina përplas këmbësoren pranë Policisë së Tiranës
Një këmbësore është aksidentuar nga një makinë pranë urës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Mësohet se ka mbetur e plagosur këmbësorja 63-vjeçare me iniciale E.Gj., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë së Tiranës, këmbësorja u përplas nga një makinë e paidentifikuar. Pas aksidentit, mjeti u largua nga vendngjarja, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur drejtuesin. /tvklan.al