Alarm i rremë për bombë në PD – (27 Mars 1999)


Alarm i rremë për bombë në PD – (27 Mars 1999)

22:18 27/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një alarm për bombë në selinë e Partisë Demokratike, i cili më vonë rezultoi i rremë, rrezikon të krijoj konflikt midis kësaj partie, Ministrisë së Rendit dhe SHIK-ut. Partia Demokratike e ka cilësuar mbrritjen e forcave të policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tentativën e tyre për të hyrë në seli, një provokacion të ministrit të brendshëm Koçi dhe kryetarit të SHIK-ut Klosi me synim goditjen e opozitës.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veli Myftari, ka deklaruar për Tv Klan se forcat e policisë kanë mbrritur pranë selisë së PD, vetëm pas një telefonate anonime për vendosjen e një bombe. Ndërsa sipas kreut të SHIK-ut Klosi ai vetë dhe organi që ai drejton nuk kanë asnjë informacion rreth këtij incidenti.

Por gjithësesi demokratët kanë theksuar sot se përgjegjësia është e Koçit dhe e Klosit, të cilët sipas tyre nuk rreshtin përpjekjet për të goditur opozitën./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme