Të ardhurit nga Kosova në Librazhd e Elbasan (29 Mars 1999)
Pushteti lokal i rrethit të Librazhdit konfirmon se në këtë rreth mund të vendosen rreth 2500 të ardhur, ndërkohë që përgatitjet kanë përfunduar në Togëz dhe Stragaj. Janë përcaktuar objektet e rezervave të shtetit që do vihen në dispozicion të të ardhurve. Në këto objekte është përfunduar instalimi elektrik si dhe është vendosur linja e ujit të pijshëm. Ndërkohë që në qytetin e Librazhdit mund të strehohen në familje dhe rreth 100 familje të tjera.
Përfaqësues të UNHCR kanë inspektuar qytetin e Elbasanit ku deri mbrëmë janë vendosur rreth 500 të ardhur. Të ardhurit e parë janë vendosur pranë Familjes Kolping ,një shoqatë bamirëse gjermane ndërsa disa të tjerë në konviktin e shkollës së mesme Pedagogjike. Ndërkohë që pritet një pjesë tjetër të vendoset në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Pritet që të mbërrijë dhe një kontigjent tjetër. Për këtë janë nisur nga Elbasani për në zonën veriore furgona e autobuzë dhe është vendosur dhe një trupë mjekësore e cila kryen vizitat dhe shërbimin shëndetësor për të ardhurit./tvklan.al
Gazetar: Aleksandër Çipa