Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën


Gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

12:08 13/02/2020

Avokati: Armën për vetëmbrojtje, lekët nga puna në Angli

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Vladimir Gjutën, i arrestuar pak ditë më parë përballë selisë së PS me 121 mijë euro dhe një pistoletë me vete. Seanca në ngarkim të 40-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në përfundim avokati i Gjutës u shpreh se klienti i tij kishte paratë të justifikuara, ndërsa armën e mbante për vetëmbrojtje.

“Paratë i donte për t’i thyer sepse do hapte biznes me mallra amerikane. Lekët i ka fituar nga puna në Angli. S’ka lidhje me atentat ndaj Kryeministrit. Do ta ankimojmë masën e sigurisë dhe hetimet do të zbardhin të vërtetën”

Gjuta u arrestua mëngjesin e së martës para se të niste mbledhja e kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Ishin efektivët e Gardës dhe punonjësit e policisë, që arrestuan Gjutën. Pas arrestimit, ndaj Gjutës ka nisur edhe një verifikim i pasurisë, ndërsa policia i ka sekuestruar paratë dhe një makinë të blinduar.

Ai ka qenë i arrestuar edhe më parë, i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan.

Tv Klan






Të ngjashme