Biznesmenët Albert Xhani dhe Agim Selimi në ndihmë të refugjatëve kosovarë (30 Mars 1999)


Biznesmenët Albert Xhani dhe Agim Selimi në ndihmë të refugjatëve kosovarë (30 Mars 1999)

13:04 30/03/1999

Refugjate kosovare:” Do të thotë shumë për neve, ne kemi qënë shumë të raskapitur, të lodhur fizikisht. Ne kemi shumë kushte të mira këtu.”

Disa nga kosovarët i thanë “Faleminderit” për bujarinë dhe solidaritetin, biznesmenit Albert Xhani i cili i ka sistemuar në Hotal Arbana. Biznesmeni Agim Selimi ka vënë në dispozicion pronën e tij për te ngritur një kamping me çadra ku do të strehohen të ardhurit nga Kosova.

Albert Xhani: I kemi strehuar në dy hotele. Këtu jemi pikërisht tek Hotel Arbana dhe tek hoteli ushtarak Uesku që është 200 metra më poshte. Kemi marrë përsipër si firmë jo vetëm strehimin e tyre përsa i përket fjetjes në këto dy hotele. Kemi marrë përsipër ushqimin, kemi marrë përsipër sigurimin e një baze materiale të nevojshme që iu duhen njerëzve për të përballuar një situatë normale sepse kushte të shkëlqyera është e ditur se nuk mund të ketë dhe kemi siguruar dhe ndihmën mjekësore

Ndërsa kjo hapësirë që shikoni nuk është një kantier ndërtimi, por prona private e biznesmenit Agim Selimi i cili do ta vendosë atë në dispozicion të të ardhurve nga Kosova për të ngritur një kamping me çadra të ngjashme me atë të kompleksit të Pishinave. Përveç kësaj ai do të vendosë në dispozicion edhe këtë godinë tre katëshe me rreth 20 dhoma.

Gazetarja: Pse deri tani nuk kanë ardhur ata?

Agim Selimi: Ate nuk e di unë, por fola dhe me zotin Neritan Ceka dy herë në telefon, të cilit i thashë që jam në pritje dhe unë po marr masat e mia, sepse çdo bëjnë për të ardhurit e dinë ata. Unë jam gati jam në gadishmëri me të gjithë punonjësit e mi./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili






Të ngjashme