Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (31 Mars 1999)


Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (31 Mars 1999)

15:40 31/03/1999

Qeveria Shqiptare duhet të bashkëpunojë me opozitën në situatën e kësaj krize humanitare, janë shprehur liderët e Bashkimit për Demokraci në konferencën e shtypit. Majko u shprehën ata ka supe shumë të njoma për të mbajtur këtë barrë, kështuqë ka të drejtë dhe opozita të menaxhojë të ardhurit nga Kosova.Pas kthimit nga Kukësi, Berisha dhe aleatët e tij konstatuan se atje nuk dukej aspak dora e shtetit ndërkohë që pushteti lokal ka bërë një punë të shkëlqyer.

Berisha ka akuzuar Prefektët për fshehjen e listave të të ardhurve dhe abuzimet në lidhje me ndihmat. Për këtë qëllim Bashkimi për Demokraci ka kërkuar të marrë pjesë në menaxhimin direkt të ndihmave. Berisha ka propozuar të ngrihet një kamping i madh në Kukës atje ku është dhe fluksi më i madh i të ardhurve. Ndërkohë ai u shpreh se qeveria duket të nxjerrë një fond të veçantë për të ardhurit që sipas tij nuk dihet pse nuk është bërë deri tani./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme