“Laila”, Dumani zbulon detaje nga seriali më i ri në TV Klan


“Laila”, Dumani zbulon detaje nga seriali më i ri në TV Klan

19:30 13/02/2020

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte drejtori i programacionit Albert Dumani. Ai foli për serialet e reja që pritet të fillojnë në Tv Klan, por gjithashtu edhe për telenovelën braziliane “Laila”.

“Është një serial që unë e përzgjodha me shumë qejf sepse edhe drama është shumë aktuale. Është një serial brazilian, por që temën kryesore e ka nga ngjarjet e viteve të fundit, që është lufta dhe bombardimet në Siri. Është një dramë njerëzore e një kombi të tërë në fakt”, tha Dumani.

Ky serial vjen premierë në ekranin e Tv Klan si një tjetër sukses i garantuar. Një histori prekëse e bazuar në çështjen aktuale të refugjatëve dhe një dashuri e paimagjinuar.

Laila është një vajzë siriane që pranon të martohet me një sheik të pasur dhe të fuqishëm, në këmbim të një shume parash për të shpëtuar vëllain e saj të vogël. Personazhet janë mjaft të njohur në Turqi dhe vetë seriali ka një mesazh të fortë kundër luftës, mureve dhe kufijve.

“Janë personazhe shumë të gjetur. Ky serial ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar që është “Trëndafili i artë”, nisur dhe nga tema që trajton nga subjekti, interpretimi, ka diferenca kulturash. Seriali ka një mesazh të fortë kundër luftës, kundër mureve, kundër kufijve dhe sa më shumë dashuri, keqardhje, dhembshuri dhe pse jo të gjithë thotë seriali duhet të jemi bij të një kombi të madh, që është mbi kombet e tjera dhe është toka, planeti ynë”, tha Dumani.

Kjo telenovelë transmetohet premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 14:30./tvklan.al






Të ngjashme