Pushteti Lokal, zëdhënëse Mesila Doda – (27 Mars 1999)


Pushteti Lokal, zëdhënëse Mesila Doda – (27 Mars 1999)

17:40 27/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pushteti Lokal nis ndihma për në veri. Çdo ditë e më shumë kur gjendja në Kosovë acarohet aq më të forta janë masat që Pushteti Lokal merr për përballimin e fluksit të refugjatëve të ardhur nga Kosova. 176 ishte shifra deri sot paradite që pasohet me 200 të ardhur të tjerë Kosovar. Mesila Doda zëdhënëse e pushtetit lokal sqaron:

Mesila Doda:- “Sot është nisur nga Tirana një ngarkesë tjetër prej 1000 pakosh ushqimore dhe shtresa, veshmbathje etj. Ato po përcillen me përfaqësues të zyrës së refugjatëve nga Tirana. Strategjia e Pushtetit Lokal dhe UNHCR-së për këtë problem është se të ardhurit do të priten momentalisht në zonën e Krumës dhe të Hasit dhe nga këto zona do të bëhet një transportim dhe do zbresin shkallë – shkallë më në brendësi të vendit, përkatësisht në zonën e Burrelit dhe Rubikut në fillim dhe më vonë në konviktet e Shkodrës. Është vendosur kalimi i dy objekte të tjera, janë përkatësisht në Mamurras dhe te Kepi i Rodonit, dy objekte që janë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe do kalojnë për të mundësuar akomodimin e refugjatëve të tjerë që do të vijnë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme