Gjinushi e Dokle për Rugovën në Serbi – (2 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me kryetarin e Kuvendit Skënder Gjinugji dhe Namik Dokle rreth situatës në Kosovë.
Skënder Gjinushi, kryetari i PSD:- “Uroj që Rugova në qoftësë I ka bërë këto deklarata ti ketë bërë nën presion apo ndonjë montazhi. Përndryshe bashkohem me atë që ka thënë edhe opinion shqiptar që kemi të bëjmë me një tradhëti ndaj çështjes së Kosovës dhe popullit Kosovar. Problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm duke u nënshtruar Millosheviçi, pra vetëm duke e detyruar atë nëpërmjet forcës së Natos dhe vetë rezistëncës së brendshme të popullit të Kosovës që të pranoi falimentin e vetë dhe dështimin dhe të shkohet drejt një procesi paqësor. Tani sigurisht që vetë Rambujeja vihet në pikëpyetje të madhe. Serbët nuk e pranuan Rambujenë po kërkuan luftën. Atëhere kuptohet që s’mund të kemi të njëjtën marrveshje, do shkohet drejt një procesi të ri paqësor”.
Namik Dokle:- “Në këtë moment kur populli Kosovar po vritet, po torturohet, po masakrohet, po dëbohet nga vatrat e tij. Në këtë moment kur serbët synojnë një pastrim etnik të paparë deri tani në historinë e europës dhe ndërkohë që ne gëzojmë përkrahjen e Natos dhe të SHBA për të goditur makinën ushtarake të Millosheviçit, në këto momente çdo lloj veprimi që ndihmon Millosheviçin do të ishte minimalisht i papërgjegjshëm. Unë mendoj se linja politike që ka ndjekur Rugova ka patur element racional./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lajme