Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kafshët zgjohen në mes të Shkurtit
Ndryshimet klimatike zgjojnë kafshët nga letargjia në mes të muajit Shkurt. Temperaturat e larta dhe aspak normale për stinën kanë bërë që edhe në Rusi, në kopshtin zoologjik të Shën Petërburgut të dalin nga foletë e tyre disa brejtës.
Kjo është një tjetër tregues i fortë dhe pasojë e ndryshimeve klimatike që po përjeton planeti, flora dhe fauna, sikurse e ndjejmë edhe në Shqipëri, ku këto ditë është vërejtur edhe fillimi i çeljes së pemëve, pothuajse një muaj përpara.
Por të njëjtat temperatura pranverore janë shënuar edhe në Rusinë e ftohtë. Stafi dhe kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë publikuar videon me kafshët e zgjuara, gjë që sipas tyre nuk ka ndodhur kurrë. Vitin e kaluar, saktësojnë ata, këta brejtës janë zgjuar në fund të muajit Mars, ndërsa në 2018 në fillim të muajit Prill, pra, kur mbërrin stina e zgjimit të natyrës.
Klan Plus