Lajme nga bota, dy libianët, astronautët, Gjiri Persik (5 Prill 1999)
Lajme nga bota: Sipas disa zërave duhet të jenë çuar në Hollandë dy libianët e akuzuar për tragjedinë e Lokervit, ku do të gjykohen nga një trupë gjyqësore skoceze.
Pas 10 vjetësh të tragjedisë më në fund kushti i vendosur nga Tripoli për gjykimin e dy libianëve u realizua dhe pritet vetëm fillimi i procesit gjyqësor.
Stacioni rus Mir ka nisur të çmontohet. Dy astronautët rusë dhe një francez të cilët janë të fundit në bordin e stacionit kozmik kanë çmontuar rreth dy ton e gjysëm materiale, instrumente dhe mjete të ndërlidhjes mes tokës dhe Mirit. Qeveria Ruse ka deklaruar me kohë pamundësinë e saj financiare për ta mbajtur stacionin kozmik ende në hapësirë.
Shoqëria franceze e benzinës Elf ka lidhur një marrëveshje me Iranin për të eksploruar dhe për të vendosur sondat e saj në Gjirin Persik. Në këtë marrëveshje është dhe një shoqëri kanadeze e benzinës./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori