Dogana e Qafë Thanës dhe Kakavijës – (8 Prill 1999)


Dogana e Qafë Thanës dhe Kakavijës – (8 Prill 1999)

16:22 08/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fluksi i lëvizjes tregtare gjatë kësaj javë në pikën doganore të Qafë Thanës ka rënë ndjeshëm. Kjo është pika doganore më e rëmndësishme për zonën juglindore të vendit. Sipas drejtuesve financiar të doganës së kësaj pike, këto ritme të ulta vënë në pikëpyetje realizimin e treguesve të planit për këtë muaj. Nënpunësit doganor bëjnë të ditur se nga 25-30 automjete transporti të tregtarëve që kalonin në ditë tashmë numri ka zbritur në 5-6. Kjo gjendje përkon me situatën e krijuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryetari i degës së doganës së Pogradecit Niko Pasellari shprehet se faktorët kryesor që ndikojnë në këtë situatë janë së pari kriza në rajonin ku bëhet luftë dhe së dyti tarifat e larta doganore. Aktualisht mallrat kryesore të importit përmes kësaj pike janë ato ushqimore. Lëvizja tregtare gjatë orëve të pasdites bie në nivel 0 dhe kjo për pasigurinë që kanë tregtarët në të dyja anët e kufirit.

Është rritur gjatë kësaj jave në pikën doganore të Kakavijës lëvizja e automjeteve të transportit të firmave tregtare që veprojnë përmes kësaj pike me Greqinë. Janë rreth 40-50 maune që kalojnë përditë nëpër këtë pikë duke importuar mallra që përbëjnë esklusivitetin të tregtarëve të shumicës në këtë rajon.

Në këtë doganë treguesit e zhdoganimeve mbesin të larta veçanërisht gjatë periudhës së fundit tre mujor ku situate e rendit në këtë rajon ka njohur përmirësim të ndjeshëm./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa






Të ngjashme