OSBE raporton për gazetarët (12 Prill 1999)
Është ndërprerë udhëtimi drejt Kosovës i një gazetari, nacionaliteti i të cilit nuk është verifikuar ende. I shoqëruar nga tre luftëtarë të UÇK-së që kishin marrë përsipër ta shoqëronin, të katër personat janë plagosur dje në verilindje të vendit në Padeshë.
Lajmin për TV Klan e konfirmon zëdhënësi i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian, Andrea Angjeli, i cili informoi se dje në mbrëmje këta persona janë tentuar të transportohen me helikopter gjë që rezultoi e pamundur. Të plagosurit janë shoqëruar më pas në spitalin e Bajram Currit. Sot në mëngjes janë transportuar shtatë të plagosur shqiptar në Spitalin Ushtarak si dhe reporteri i huaj i plagosur, fati i të cilit nuk dihet ende./tvklan.al
Gazetare : Eni Vasili