Kriza rikthen Partinë Demokratike në Parlament (12 Prill 1999)
Parlamenti pret rikthimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të diskutuar. Byroja parlamentare ka përsëritur kërkesën ndaj demokratëve që ata të plotësojnë në vendet e percaktuar të Komisionit Parlamentar për refugjatët kosovarë i përbërë prej 21 anëtarësh. Ky komision do të zhvillojë nesër mbledhjen e tij të parë që ka për funksion të mbikqyrë qeverinë në shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe për shqyrtimin e ankesave të refugjatëve kosovarë.
Ndërkohë byroja ka vendosur mbledhjen e parlamentit ditën e mërkurë për shqyrtimin e projektligjeve për qetësinë publike dhe për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Nuk është e sigurtë nëse parlamenti do të shqyrtojë situatën e krijuar në veri të vendit pas goditjeve të djeshme të altererisë serbe në tre fshatra të Tropojës ku mbeten 3 të vdekur dhe 12 të plagosur./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame