Durrës, ushtarët e UÇK – (13 Prill 1999)

https://youtu.be/LVhIfocKl4k

Durrës, ushtarët e UÇK – (13 Prill 1999)

21:23 13/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Porti i Durrësit çdo ditë e më shumë bëhet pritës i ushtarëve të rinj që i bashkohen forcave të UÇK-së për të çliruar vendin e tyre. Mbrëm 130 të rinj të nisur nga Gjermania kanë qëndruar në portin e Barit dhe më pas kanë udhëtuar me tragetin Palladio drejt brigjeve shqiptare. Në orën 7 e 30 të ditës së sotme mbrrijnë në portin e Durrësit.

Ndër 130 të rinj gjysma e të cilëve është veshur me uniformën e UÇK që në Bari, syri të zë një vajzë 19-vjeçare student nga Bavaria, e cila lë fakultetitn ti bashkohet ushtarëve të UÇK-së.

Pas një mobilizimi total në port të gjithë janë drejtuar për në hotelin Drenica, që është pika e kordinimit të rkrutëve të rinj të UÇK-së. Kështu të mobilizuar nisen në Kukës dhe Tropojë, ndërkohë që në këtë zonë stërviten dy javë rresht e më pas futen në kufirin Kosovar. Të armatosur në kufi bëjnë dhe betimin e tyre. Ramadan Selimi organizatori i UÇK për ushtarët që vijnë tregon:

Ramadan Selimi:- “Sot jemi në moment historik, mbarë populli ynë është në moment historik. O sot o kurrë. Sot dihet ja vdekje ja liri, përndryshe kthim prapa s’ka”.

Po sipas tij sot mbrrijnë në Shqipëri dhe 70 rekrutët e parë nga Amerika. Dhe me të mbaruar të ardhurit do të vazhdoj mobilizimi dhe rregjistrimi i të rinjëve Kosovar që ndodhen në Shqipqri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti







Të ngjashme