Lajme nga Kosova, refugjatët, Drashkoviç (12 Prill 1999)


Lajme nga Kosova, refugjatët, Drashkoviç (12 Prill 1999)

08:50 12/04/1999

Sipas UNHCR-së nuk dihet akoma saktësisht fati i mijëra kosovarëve të mbetur në tokën asnjanëse mes Maqedonisë dhe Serbisë. Sipas UNHCR-së, 100 mijë persona janë zhdukur në Kosove dhe nuk dihet fati i tyre ndersa numri i te shperngulurve brenda Kosovë është 400 mijë persona, rreth 310 mijë janë në Shqipëri, 122 mijë refugjatë janë të regjistruar në Maqedoni dhe rreth 62 mijë janë në Mal të Zi. Zëvëndëskryeministri Serb Drashkoviç ka kërkuar një marrëveshje me Rugovën.

Ministri Francez i Mbrojtjes ka deklaruar se trupat e huaja që do vendosen në Kosovë nuk duhet të jenë detyrimisht nga NATO por ato mund të udhëhiqen dhe nga OSBE. Pas deklarimit të Solanës i cili theksoi se ka njëfare tërheqje nga Beogradi, Ollbrajt sot ka deklaruar se ajo nuk ka vënë re asnjë shenjë se Presidenti Millosheviç është përgatitur që të përmbushë kërkesat e NATO-s. Bombardimet e NATO-s mbi territorin e ish Jugosllavisë kanë vazhduar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme