Kosovari i djegur në Spitalin e Djegies Plastike – (13 Prill 1999)


Kosovari i djegur në Spitalin e Djegies Plastike – (13 Prill 1999)

09:32 13/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

37-vjeçari nga Retija vdes dhe rilind sërish. Selami Elshani sëbashku me 14 shokë të tij janë vendosur përpara një muri për t’u pushkatuar. Është qëlluar mbi 15 kosovarët ku 14 kosovarët kanë vdekur dhe Selami ka shpëtuar. Që prej 11 ditësh ai ndodhet në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë.

Tetë ditë pas shpëtimit ka qëndruar pa mjekim në një bodrum strehues derisa është bërë e mundur dalja dhe udhëtimi drejt Shqipërisë. Pas Kukësit ai është transportuar për në Tiranë. Megjithëse i lodhur nga plagët ai flet për të treguar të vërtetën.

Selami Elshani:- “U vunë rresht pesë policë para neve rreth tre metra larg dhe kanë fillu pushkatimin e 15 vetëve. Megjithatë shkrepja e plumbit të parë unë jam përplas përtokë … kurse kolegët e mi kanë ra mbi meje të cilët ishin të vdekur prej plumbave të serbit të gjithë. E kanë kryer pushkatimin, kanë filluar që të na hedhin mbi kufoma disa druj … kashtën dhe benzinë. Vetëm një plumb në shpatullën e majtë më ka prekur lëkurën… po asgjë tjetër. Atëhere flaka po afrohej pas trupit tim, unë dalngadalë kam heke … kam larguar kolegët prej trupit tim se isha i shtrime, e largova kolegun dhe me dy duart e mia i kam dhënë zor zjarmit me orën e majtë dhe me …. që ta shpërndaj flakën, diçka kam larguar, diçka më ka ra në fytyrë dhe duart. Deri në Kukës kemi bërë 24 orë me traktor për shkak të kolonës së madhe. Në Kukës kam ardhë kam hyrë në ambulancën e Kukësit më kanë dhënë ndihmën e parë”.

Sipas mjekëve Selamiu në fillim ka ardhur i shpërfytyruar nga djegiet, pa sy, por ata kanë parë mjaft dhe tregojnë shumë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme