Të ardhurit kosovarë tek Pallati Sportit “Asllan Rusi” (15 Prill 1999)
“Asllan Rusi” mbetet pritësi dhe strehuesi kryesor i të ardhurve nga Kosova. Pamje që përsëriten çdo ditë. Shkallë stadiumi që mbushen dhe zbrasen nga spektatorët, që të tjerë luajnë me fatin e tyre. Ata janë vetëm protagonistët e mjaft dramave të jetuara dhe të shumë kronikave televizive. Gati të gjitha mediat pasqyrojnë farë ndodh në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, pamje që përsëriten çdo ditë, të qara fëmijësh, shkallë stadiumi që mbushen, njerëz me trauma.
Ky pallat nuk do të shpëtojë nga të ardhurit. Dita e sotme numëron rreth 587 të ardhur të tjerë përfshirë dhe disa që janë strehuar nëpër familje dhe nuk kanë qënë të regjistruar deri tani. Nuk është problem numri i tyre që shtohet por të tjera probleme duhen kapërcyer pas mbijetesës së tyre. Radhë e gjatë për të vaksinuar fëmijët nga 0 deri në 14 vjeç. Vaksina kundër poliomelitit, disterisë dhe fruthit.
Çifti i porsa mbërritur në Tiranë, i lodhur nga rruga tregon:
Një kosovare: Ne vijmë prej komunës së Deçanit nga fshati Maznik kena udhëtu 5 ditë nëpër borë, kena heq shumë keq. Me fëmijë të vogël na kanë mbetur 6 vetë të vdekur në Bjeshkë. Nuk i kanë keqtrajtuar por nga uria. Isha me fëmijë të vogël, unë s’kisha çfar me hongër fëmija lypte me pi prej meje me u ushqye, atëhere ku me marrë.
Bashkëshorti: 5-6 ditë kemi udhëtu pa hëngër e pa pi.
Ndërsa një grua përveçse ka plagosur syrin gjatë udhëtimit ka humbur dhe dy vajzat e saj nga një granatë.
Një e ardhur: Syrin e kam plagosur 2 kilometra pasi kam dalë prej fshatit tem tu na ndjek, tu na gjujt me granata. Granata i rroku mu këtu, cikën në krye, ato të dyja vdekun në vend, një 15 vjeç një 8 vjeç. I lashë aty mbi tokë s’munda as t’i varros.
Pra këto janë pamjet e ditës së sotme dhe vuajtjeve reale të tyre. Vetëm rikthimi i buzëqeshjes tek fëmijët do të zëvëndësojë këto të qara, por nuk do të rikthehet mbase tek prindërit e tyre./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti