Bankat, ndihmat për kosovarët (15 Prill 1999)


Bankat, ndihmat për kosovarët (15 Prill 1999)

11:42 15/04/1999

Banka e Kursimeve Tirana 1 ka hapur një numër të veçantë llogarie për të ardhurit nga Kosova që në qershorin e vitit të kaluar kur u shënua dhe fluksi i parë i të ardhurve. Pas 30 Marsit kjo Bankë shënon mjaft derdhje si në valutë ashtu dhe në lekë. Dita e parë 30 Marsi regjiston 42 subjekte ,data 31 shënon 25 subjekte ku po kaq derdhje ka patur dhe në ditët e tjera.

Përbërësit dhe ndihmuesit për ata që kanë nevojë sot janë firma, shoqata, shkolla dhe individë me mundësitë që kanë. Vetëm një javë më parë vetë De Mirel ka derdhur 100 mijë dollarë. Shifrat më të mëdha të ndihmave arrihen nga derdhjet në lekë. Gjithsej derdhje valutore janë bërë 15 që kryesisht janë të kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës.

Por e përditshmja disi ka rënë. Deri në 6 vetë në ditë janë ata që derdhin diçka. Të gjitha ato që janë derdhur në këtë Bankë vetëm janë raportuar dhe që këtej e tutje ato do të kalojnë në Degën e Thesarit. Me 1 milion të reja iu ka ardhur në ndihme zyra e Shërbimit Dipomatik. Por jo vetën institucionet janë ata që ndihmojnë por dhe një 5 lekëshe e individëve janë një ndihmë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme