Koronavirusi, i rrezikshëm për të moshuarit
Ndërron jetë drejtori i spitalit të Wuhanit
Sipas një studimi të ri të publikuar në Kinë, koronavirusi priret për të shkaktuar vdekje jo vetëm tek personat e sëmurë por edhe tek të moshuarit.
Qendra kinezë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive thotë se 80% e rasteve të deritanishme të koronavirusit kanë qenë të lehta.
Sa më i madh në moshë të jetë një pacient, aq më i rrezikuar është nga pasojat fatale të infektimit.
Në Wuhan, ka ndërruar jetë drejtori i spitalit, i cili ka drejtuar nga afër përpjekjet për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit dhe kurimin e të sëmurëve.
Numri i viktimave deri tani llogaritet në 1868, ndërsa ai i të prekurve në 72.436.
Tv Klan