Viktimat në Kosovë dhe plani gjerman për armëpushim (15 Prill 1999)


Viktimat në Kosovë dhe plani gjerman për armëpushim (15 Prill 1999)

12:39 15/04/1999

Kush ka shkelur butonin e bombave që qëlluan dje pasdite kolonën e refugjatëve shqiptarë. Dilema ende e pazgjidhur ka për të pandehur NATO-n dhe Beogradin. Sipas Ministrisë së Jashtme Serbe bëhet fjalë për 75 viktima në Perëndim të Kosovës gjatë një sulmi të NATO-s, por sipas Perëndimit sulmi ka për autor serbët të cilët janë përgjigjur me raprizalje sulmit të parë në një tren ushtarak.

Imazhet që vijnë nuk lejojnë që të rindërtohet asnjë version faktesh. Pentagoni ka deklaruar se posedon imazhe satelitore në gjendje të provojnë fajësinë e serbëve. Në të njëjtën kohë, NATO ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Zëdhënësi Shin ndërkohë ka deklarur se nuk mund të përjashtohet mundësia që bombardimet të kenë krijuar dëme. Megjithatë masakra djeshme ka mbetur pa emër dhe lufta ka filluar të ndihet si një angranazh anonim.

Ndërsa Beogradi është bombarduar dje gjatë gjithë natës, flakët kanë përfshirë periferinë industriale të Ragovicës. Këto pamje janë transmeruar ne televizionin serb.Megjithatë epiqendra e luftës ka qënë Kosova, sidomos Prishtina.

15 vendet Evropiane kanë mbështetur iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për një zgjidhje politike të konfliktit në Kosovë. Këtë e ka deklaruar kancelari Shreder i cili do të prezantojë dhe planin gjerman të paqes që kalon në gjashtë faz, por që kërkon dhe mbështetjen e plotë të OKB-së. Faza e parë do të jetë një armëpushim 24 orë në bombardimet e NATO-s me kusht që Beogradi të fillojë tërheqjen e trupave. Më pas ndaljen e plotë të luftimeve në rajon.

Ndër pika të tjera është ajo e një administrimi që mund ti besohet Bashkimit Europian. Jo më pak se një forcë policie lokale, zgjedhje të lira dhe një forcë shumëkëmbëshe ushtarake në territorin kosovar. SHBA është shprehur me rezerva për planin gjerman të paqes duke e quajtur konstruktiv por duke kritikuar për një pausë bombardimesh prej 24 orësh./tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili






Të ngjashme