Anastas Angjeli dhe Musa Ulqini konferencë shtypi (16 Prill 1999)
860 milion dollarë është kostoja totale e shpenzimeve që duhet të përballojë Qeveria Shqiptare si pasojë e ardhjes së refugjatëve kosovarë, numri i të cilëve pritet t’i kalojë 400 mijë vetet. Kjo shifër është dhënë nga Ministri i Financave Angjeli.
Gjithçka do të varet nga mbështetja e donatorëve të huaj tha Angjeli duke përmendur 250 milionë eurot të Bashkimi Europian dhe 30 milion dollaër të Bankës Botërore. Vangjeli i bëri thirrje tatimpaguesve që të shlqyejnë detyrimet fiskale në emër të patriotizmit.
Shpenzimet për refugjatët kanë bllokuar rritjen e pagave dhe pensioneve të planifikuara më 1 Prill. Sipas Ministrit të Informacionit Ulqini numri i refugjatëve ka arritur shifrën 325 mijë vetë. Të gjitha Ministritë kanë vënë në dispozicion mjetet e tyre për të tërhequr refugjatët nga pikat kufitare me Serbinë dhe Malin e Zi./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame