Spitali Ushtarak, kosovarët e plagosur – (13 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Spitali Ushtarak mbetet i vetmi që kuron civilë kosovarë të plagosur nga granatimet. Të shumtë janë rastet e paraqitjes së tyre në pjesë të ndryshme të trupit. Vetëm ngjarja e dy ditëve më parë në kufirin shqiptar solli në këtë spital shtatë të plagosur, por që sot numri i tyre është rritur.
Ka arritur në 13 shifra e të ardhurve që marrin mjekimin e nevojshëm, por asnjë ndarje dhe informacion veçmas për ushtarët e UÇK-së. Një ditë më parë ata vetë kanë treguar gjithçka që kishin parë, por gjendja e tyre vjen duke u përmirësuar.
Katër të tjerë kanë ardhur mbrëm dhe janë nën kontroll të mjekëve. Vëtm dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Por që këtej e tutje informacioni do të jetë më i pakët pasi spitali Ushtarak do të mbetet i ushtarëve dhe jo i gazetarëve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti