Austriakët mbërrijnë në Portin e Durrësit (16 Prill 1999)


Austriakët mbërrijnë në Portin e Durrësit (16 Prill 1999)

15:31 16/04/1999

Sot në Portin e Durrësit kanë mbërritur 140 ushtarakë austriakë të cilët do përfshihen në një aksion humanitar të Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Ushtrinë Federale Austriake. Ata do të ngrejnë një kamping në Shkodër për të ardhurit nga Kosova, ku do strehohen pesë mijë të ardhur.

Kampingu do të administrohet nga Kancelaria Federale Austriake. Trageti ka sjellë dhe 65 makina si dhe një sasi të madhe çadrash. Sipas drejtuesit të komandos austriake, Kolonelit Eger, ky kamping do jetë i pajisur me një spital fushor me 12 vende. Një personel i specializuar mjekësh do ndihmojë plagët e të ardhurve. Në një fazë të dytë thotë Koloneli Eger ky spital do të zgjerohet duke u specifikuar në shërbime ndihmëse për gratë dhe fëmijët./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme