Bankat hapin llogari për Kosovën (16 Prill 1999)


Bankat hapin llogari për Kosovën (16 Prill 1999)

16:15 16/04/1999

Banka e Kursimeve dhe Zyra e Statistikës nxjerr çdo ditë nga një evidencë për derdhjet e kontributit në ndihmë të të ardhurve nga Kosova. Ky numër derdhjesh i cili ka ekzistuar nga Qershori i vitit te kaluar është rritur që nga fundi i Marsit e deri më sot. Sot paradite në Bankën e Kursimit numër 1, një individ ka derdhur 20 mijë lekë dhe një tjetër 500 mijë.

Vetëm Tirana që nga Marsi e këtej numëron 945 persona juridikë e individë që kanë derdhur ndihma duke sjellë si shifër totale 149,2 milionë lekë të dhëa këto që vijnë nga sistemi bankar. Këto numra llogarie janë hapur në 24 qytete të Shqipërisë duke përjashtuar Burrelin dhe Bajram Currin që numri i derdhjeve është zero.

Por kundrejt individëve janë hedhur para dy herë nga presidenti turk nga 100 mijë dollarë dhe shifra më e madhe deri tani është hedhur nga Zyra e Shërbimit Diplomatik. Po të bëjmë ndajen në valutë apo në lek derdhjet më të mëdha janë ato në valutë. Këto para të mbledhura derdhen në Degën e Thesarit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme