Futboll, Kampionati Shqiptar, Mema, Lika – (17 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot luhet java e 26 e kampionatit të futbollit për tri formacionet që tentojnë të fitojnë titullin e madh të kampionit. Me fitoren Tirana ka bërë një hap të rëndësishëm duke komanduar. Për Tv Klan trajneri Sulejman Mema tregon:
Sulejman Mema, trajneri i Tiranës:- “Normalisht kryem një fitore, sepse pa fitore normalisht nuk mund të ketë vazhdimësi Tirona nëqoftëse pretendon për të fituar kampionatin. Them që forcon akoma më tepër pozitat e Tiranës. Unë nuk interesohem për ndeshjet e tjera si mund të dalin, mua më interesojnë vetëm problemet e skuadrës sime, sepse vetëm me problemet e mia nëqoftëse unë të fitoj gjithë ndeshjet, e kam theksuar dhe e theksoj prapë, unë dal kampion”.
Teuta u mundua të prezantohej mirë duke shpresuar edhe në një rezultat surprizë, por sulmuesit e saj Begeja e Stojku, u treguan jo aktiv në përfundimin e aksioneve. Ja çfarë thotë Hasan Lika trajner i Teutës në përfundim të takimit.
Hasan Lika, trajner i Teutës:- “Një humbje e cila sigurisht nuk na pëlqen, megjithatë në pozicionin që jemi ne kërkojmë që të rikuperojmë në ndeshjet e tjera, kërkojmë që të jemi të suksesshëm sidomos në fushën tonë, megjithatë duke shpresuar dhe në fushën e kundërshtarit. Tirona e zgjidhi shpejt rezultatin e ndeshjes. U përpoqëm për ta shkurtuar distancën megjithatë goli i tretë e mbylli si të thuash rezultatin e ndeshjes”.
Ndërkohë në Fier ka qenë një penallti e realizuar nga Bita në pjesën e dytë që i ka dhënë tre pikët me shumë vlera Apolonisë duke ndëshkuar njëkohësisht edhe Bylisin pretendent. Pa probleme kanë qenë fitoret e Flamurtarit e të Elbasanit. Ndërkohë që takimi Partizani-Laçi i zhvilluar dje është fituar pa vështirësi nga vendasit.
Ndërkohë në prag të takimit Letoni-Shqipëri, për eleminatoret EURO 2000, aktiviteti futbollistik do të vazhdojë në mesjavë./tvklan.al