Milo, Dokle, Godo për marrëdhëniet me Serbinë – (19 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Paskal Milo, ministër i Jashtëm:- “Është në të njëjtën kohë edhe një kërcënim ndaj Shqipërisë, kërcënim ky që Shqipëria nuk e merr në konsideratë, për arsye se ne tashmë jemi mësuar me kërcënime të tilla të Beogradit dhe që nuk na trembin sepse Shqipëria ka tashmë të mobilizuar gjithë popullin e saj në rast se do të ketë një aggression serb kundër saj. Por ka me vete Naton, gjithë komunitetin ndërkombëtar, pra është mëse e sigurt se integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipërisë janë të garantuara. Mirë është që marrdhëniet diplomatike mes dy vendeve të ruhen qoftë edhe formalisht”.
Namik Dokle:- “Prerja e marrdhënieve diplomatike i shërben këtij synimi të Millosheviçit, por mendoj se edhe vizita e fundit e gjeneralit Klark në Shqipëri i dha mesazhin e qartë kujdo që përpiqet të prek sovranitetin e Shqipërisë. Kjo do të thotë që Shqipëria duhet të jetë në një hap me Naton”.
Gazetari:- A ju duket motiv bindës prania e UÇK-së në Shqipëri? Një motiv i paraqitur nga qeveria Jugosllave për ndërprerjen e marrdhënieve.
Namik Dokle:- “Apsolutisht nuk më duket motiv bindës, nuk është kjo arsyeja që ata e bëjnë këtë gjë. Arsyen e shpjegova dhe ata duan të hapin një konflikt me Shqipërinë dhe ne do të jemi të gatshëm për tju përgjigjur në çdo moment çdo lloj agresioni që aim und të bëjë kundër Shqipërisë”.
Sabri Godo:- “Është një shkallëzim i kërcënimeve që bënë Sërbia. Këto po i bën në mënyrë ushtarake në kufi me anën e provokacioneve. Tani bënë edhe një hap tjetër në drejtimin diplomatic, po ne nuk kemi nevojë të jemi protektorati i askujt./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame