“Personi që pëlqeja u frikësua kur kuptoi problemin që kisha”
Ela Shpata rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime” në TV Klan problemet e saj me lëkurën dhe sesi jeta e saj ndryshoi në momentin që infeksioni u shfaq.
23-vjeçarja tregoi se fillimisht nisi si infeksion në gojë, kur ishte 15 vjeç, por pastaj gradualisht iu përhap dhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo gjë i shkaktoi asaj varje të lëkurës dhe mjekët i thanë se zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale estetike.
Ela e përjetoi shumë keq këtë ndryshim në jetën e saj. Ajo humbi personin që donte sepse ai e braktisi pasi vuri re problemin me lëkurën e saj.
E dëshpëruar, 23-vjeçarja kërkoi të gjejë zgjidhje dhe të mund të ndërtojë një jetë dhe familje, si vajzat e tjera të moshës së saj.
Mirela Milori: Kur ka qenë momenti që pe veten tënde për herë të parë në pasqyrë dhe si e përjetove?
Ela Shpata: Normale që keq fare, se gocë e re dhe të jem në këtë gjendje. Të isha e madhe edhe hajde, por gocë e re dhe në këtë gjendje? E përjetova shumë keq.
Mirela Milori: T’u larguan miqtë?
Ela Shpata: Ndihem në siklet në vetvete, në mënyrën shoqërore.
Mirela Milori: Kishe ndonjë marrëdhënie, ose ndonjë shok që ti e pe që u shkatërrua si pasojë e kësaj?
Ela Shpata: Kisha dikë që më pëlqente, më pa që isha në këtë gjendje dhe u largua. Më tha: Pse je kështu në këtë gjendje? Ke ndonjë sëmundje ndonjë gjë? U largua se më pa kështu, u frikësua me pak fjalë, se më pa në këtë gjendje.
Mirela Milori: Kush të rri më afër në këto vite?
Ela Shpata: Gocat që rri me qira, ato.
Mirela Milori: Si është jeta me 4 vajza që ndajnë qiranë?
Ela Shpata: Mirë, dalim, argëtohemi.
Mirela Milori: Kur është problemi me ty?
Ela Shpata: Rri kështu si e ndrojtur nga ato, se ato i shikoj ndryshe, unë ndryshe. Filloj dhe mërzitem se e shoh veten kështu prandaj.
Mirela Milori: Ka pasur ndonjë moment që je ndjerë e fyer?
Ela Shpata: Ka pasur momente që ndjehem e fyer, mërzitem, stresohem, kur e shoh veten në gjendjen që jam. Gocë e re dhe në këtë gjendje që tani?/tvklan.al