Sali Berisha për Naton – (22 Prill 1999)


Sali Berisha për Naton – (22 Prill 1999)

14:20 22/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Ardhja në Shqipëri e njësive luftarake tokësore dhe parashutistëve të Natos, helikopterëve Apash dhe artilerisë rraketëhedhëse, shpalosja e tyre në baza të ndryshme në territorin shqiptar përbën një zhvillim historik në bashkëpunimin shumë të mirë që ka ekzistuar dhe ekziston ndërmjet Natos dhe Shqipërisë. Ftoj të gjithë shqiptarët të jenë të gatshëm për të gjitha sakrificat që kërkon bashkëpunimi me këtë Aleancë për të fituar luftën kundër polpotit, një regjimi mizor, fitore që nuk është vetëm një çështje e drejtë dhe një çështje shqiptare, por një çështje madhore përcaktuese për paqen dhe stabilitetin në kontinentin e Europës”./tvklan.al






Të ngjashme