Takimi Millosheviç me Çernomërdin – (23 Prill 1999)


Takimi Millosheviç me Çernomërdin – (23 Prill 1999)

21:30 23/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Serbia është e gatshme të pranojë një forcë ndërkombëtare në Kosovë. Ka qenë ky lëshimi që ka bërë mbrëm presidenti Jugosllav Millosheviç në përfundim të një takimi prej 8 orësh me të dërguarin special të rusisë ish-kryeministrin Viktor Çernomërdin. Sipas këtij të fundit, forca që mund të pranohet në Kosovë do të jetë e armatosur.

Ndërsa burimet diplomatike nga Beogradi kanë shpjeguar se pëlqimi është dhënë vetëm për një forcë civile ndërkombëtare. Sidoqoftë dekklarata në parim është përshëndetur nga Uashingtoni por është vlerësuar si e pamjaftueshme. Mund të jetë një shenjë ndryshimi në qëndrimet e Millosheviçit por ne do të vazhdojmë me sulmet ajrore derisa të përmbushen kërkesat e Natos, është përgjigjur kryeministri britanik Toni Bler.

I pamjaftueshëm është vlerësuar pëlqimi i Beogradit edhe nga presidenti i Francës Shirak dhe sekretari i përgjithshëm i Natos Solana, të cilët kanë kërkuar angazhim më aktiv të Moskës në zgjidhjen e problemit./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe






Të ngjashme