Kampi i Kavajës, refugjatët kosovarë – (23 Prill 1999)


Kampi i Kavajës, refugjatët kosovarë – (23 Prill 1999)

22:31 23/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kampi i ngritur në Kavajë nga misioni Arcobaleno është kampi më i organizuar sot. Ai drejtohet dhe menazhohet nga vullnetarë dhe punonjës të mbrojtjes civile italiane, duke strehuar rreth 5300 persona. Piero Mascadini, drejtor administrative i kampit të Kavajës thotë.

Piero Mascadini:- “Në tërë këtë periudhë një nga pengesat kryesore që kanë penguar në punën tonë, kanë qenë shiu dhe balta. Një nga problemet kryesore që kemi është problemi i furnizimit dhe organizimit të brendshëm të kampit. Kemi ngritur një komision lokal me zyrtarë lokal të komunës dhe një përfaqësi prej 7 kosovarësh të kampit, me të cilët organizojmë dhe koordinojme të gjitha punët tona”.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar përmirësimit të kushteve higjenike, uljes së numërit të të strehuarve në një çadër, përmirësimit të infrastrukturës së brendshme të kampit etj. Përveç 108 banjave kimike që funksionojnë në këtë kamp po ngrihen edhe 240 banja, 100 dushe dhe 100 lavamanë. Ajo që të bie në sy është se punimet për ngritjen e kësaj infrastrukture të re po e bëjnë vetë të ardhurit. Gjithashu po ngrihen dhe katër mensa me kapacitet prej 200 persona secila.

Në bashkëpunim dhe me këshillin e të ardhurve kosovarë po përpilohen listat e sakta të fëmijëve, mosha si dhe në çfarë klase ata kanë ndërprerë shkollën, pasi sëshpejti do të fillojnë mësimin, për të bërë të mundur që vitin e ardhshëm të kenë mundësi për të filluar një vit të rregullt shkollor. Ajo që bie në sy në tërë këtë kamp është përkushtimi i vullnetarëve Italian për të plotësuar të gjitha nevojat që kanë të ardhurit./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe






Të ngjashme