Solis për gjendjen e refugjatëve – (23 Prill 1999)


Solis për gjendjen e refugjatëve – (23 Prill 1999)

22:56 23/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Problemet e ushqimit, fjetjes, ujit dhe akomodimit të të ardhurve nga Kosova bëjnë që këto në shumë raste të kthehen në probleme shëndetësore. Ndaj për të denoncuar këto raste dhe masat që janë marrë për përballimin e kësaj gjendjeje ministri i Shëndetësisë Solis me stafin e punës nxjerrin në një konferencë shifra konkrete të të shtruarve dhe të kuruarve në spitalet tona.

Në çdo qendër apo kamping ndodhen dy mjekë patholog dhe pediatër, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ndaj sipas ministrit Solis situate është nënkontroll dhe në gjendje gadishmërie. Nga statistikat del se në sistemin ambulator janë kryer rreth 2700 vizita shëndetësore.

Sipas Solisit nuk ka asnjë lloj abuzimi në furnizimet me medikamente. Në 36 rrethe rezultojnë 2900 të shtruar dhe mjekuar në spitalet tona. Gjithsej lindje ka pasur 228 dhe vdekje 52. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë në rolin e kontrolluesit, koordinuesit dhe informuesit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme