Kosovarët dhe jetesa e tyre në rrethe (20 Prill 1999)
Kosovarët e ardhur në Kavajë sot janë mbledhur për të përcjellë shokun e tyre Ahmetin babain e disa fëmijëve, i cili vetëm disa ditë pasi kishte ardhur në Shqipëri vdiq duke lënë në mes të rrugës fëmijët e vegjël. Ndërsa në Fier kosovarët e vegjël kanë filluar të ndjekin orët e para të mësimit në ambjente të improvizuara. Në Komunën e Dermenës janë strehuar rreth 1300 kosovarë. Edhe pse në ambjente të përbashkëta, ato preferojnë të rrinë këtu sepse më në fund janë takuar me njerëzit e tyre të cilët kanë ardhur pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre tashmë janë ribashkuar duke harruar sadopak dhimbjen e përbashkët./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj