Refugjatët kosovarë të shtruar në Spitalin Psikiatrik në Tiranë (21 Prill 1999)


Refugjatët kosovarë të shtruar në Spitalin Psikiatrik në Tiranë (21 Prill 1999)

12:09 21/04/1999

Edhe të sëmurët mendorë janë përzënë me dhunë nga Kosova. Kjo pjesë e tragjedisë kosovare gjendet pikërisht në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Të keqtrajtuar dhe ngelur në mëshirën e fatit rreth 50 të sëmurë mendorë dhe të paralizuar janë sjellë në Spitalin 5.

E sëmura: Jam shtru, që jam mërzit për familjet që s’i kam pasë.

E sëmura: Shumë kena hek, dhe shtëpiat na i kanë djegë na i kanë bërë rrafsh krejt. S’kemi ku me u kthy kurrë më. S’mendoj, se kam marrë frikë të madhe prej serbit. Na kanë hyrë nëpër shtëpi dhe ne kemi dalë e kemi hik veç me rrobat e trupit çka kena pas veshun.

E sëmura: Pa familjen, jam nis në këmbë. Natë e ditë tu ec, katër ditë. Masanej na kanë nda. Pastaj kam hip në traktor e më ka pru dikush.

I sëmuri: Gjatë rrugës deri në kufi kemi ardhur shumë mirë pastaj është
paralizu dhe qëndruam 10 ditë në Bajram Curr prej aty na kanë tërhekë na kanë pru në Tiranë.

E sëmura: Kam tre fëmijë, nuk di tashti më, kurrfarë lajmi. Tash dy javë.

I sëmuri: Veç me gruan jam. Fëmijët nja dy më kanë mbet në Kukës, nja tre më kanë met në Kosovë, Prizren.

Mjeku Petrela: Këta janë një pjesë që janë dëbu nga spitalet dhe natyrisht me sëmundjet që paraqiteshin do të vinin direkt. Ka dhe një pjesë të cilët janë të sëmurë kronikë, të cilët qoftë nga udhëtimi, qoftë nga gjendja e tyre shëndetësore janë të detyruar pastaj të shtrohen për t’u mjeku dhe për të korrigju atë që kanë pësuar gjatë gjithë kësaj traume. Ka deficite të mëdha në ilaçet. Janë detyru personeli mjeëesor t’ja u blejë ilaçet në shumë raste.

Këto janë disa nga rastet më urgjente, ndërsa një numër i madh njerëzish të traumatizuar të ardhur nga Kosova gjenden nëpër kampe./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme