Kosovari i vogël, Dreni – (24 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shkrimtarja Shpresa Vreto përveçse ka strehuar në shtëpinë e saj këtë djalë nga Gjakova i plotëson mjaft gjëra që i mungojnë. Dreni një djalë inteligjent 11-vjeçar me krahun e plagosur luan çdo ditë në kompjuter. Ky djalë i ka shpëtuar vdekjes por nuk kanë mundur të afërmit e tij.
Sytë e tij kanë parë 19 kufoma tek u dogjen dhe janë masakruar në një vendstrehim. Dreni përveç të afërmëve ka humbur më të shtrenjtën nënën dhe dy motrat e tij. Dreni Cakaj i mbetur i plagosur ka shkuar tek halla e tij dhe me pas është nisur për t’u mjekuar në Shqipëri. Pas mjekimit ai nuk dëshiron të kujtoj asgjë, urren gazetarët dhe nuk pranon të flasë me ta, por ne i shkëputëm dy fjalë.
Gazetarja:- Çfarë do të bëhesh ti Dreni kur të rritesh?
Dreni Cakaj:- Doktor. Kur të rritna dhe pak kam me shku në Çeki dhe kam me i shëru ata … Kam me nxjerrë gjakun unë. Gjakun e të mijve që më kanë shku dhe të tjerëve.
Ndërsa Shpresa në rolin e një nëne mbikqyrë në çdo moment djalin e dytë të saj.
Shpresa Vreto:- “Ajo që më bën më shumë përshtypje, na bën të gjithëve është se kurdoherë kur flitet për tragjedinë ai është shumë i vëmendshëm edhe ndjek secilin që kërkon të flasë. Këtu vijnë të afërmit e tij dhe patjetër ka lot për ata fëmijë që ata nuk i kanë më. Ky gjithmonë kujdeset që i ati të mos shikojë dhe të mos kuptojë asgjë. E ka marrë në mbrojtje të atin duke e përvetësuar të gjithë dhimbjen vetë. Dhe kurrë nuk ja ka treguar nga goja e tij atë çka ngjau”.
Kjo pranëverë e shekullit të XX mbyllet veç me drama dhe tragjedi dhimbje./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti