Bashkimi për Demokraci, konferencë shtypi (21 Prill 1999)
Kufijtë shqiptarë janë të pambrojtur përballë sulmeve serbe. Ky ka qënë alarmi i lëshuar sot nga grupimi Bashkimi për Demokraci. Në një kohë kur Millosheviçi ka grumbulluar trupa dhe mjete të shumta në kufirin verilindor dhe kur bombardohet territori shqiptar, tha Bode, fshehja e kësaj të vërtete dhe mossigurimi i tërësisë tokësore të vendit nxjerrin nevojën e krijimit të një qeverie tjetër.
Partitë e Bashkimit për Demokraci kanë kërkuar sot vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e rekrutëve, si dhe kanë vazhduar me akuza ndaj qeverisë për shpërdorimin e ndihmave. Sipas liderve të këtij grupimi ndihmat grabiten dhe shiten në treg ndërkohë që pushtetarët heshtin apo justifikojnë grabitjen e tyre./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego