Mbledhja e KPD, intervistat e socialistëve – (24 Prill 1999)


Mbledhja e KPD, intervistat e socialistëve – (24 Prill 1999)

14:54 24/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rikthimi i Nanos në krye të Partisë Socialiste ka qenë një nga çështjet më të diskutuara mes socialistëve. Ish-kryetari i Partisë Fatos Nano pak minuta përpara mbledhjes së KPD shprehet optimist për zhvillimet e saj.

Fatos Nano:- “Besoj zhvillimet duhet të jenë pozitive do të jenë pozitive, për faktin se ky vend është i mbingarkuar me zhvillime negative jo për fajin e tij, dhe shpresoj në pjekurinë dhe rishfaqjen e përgjegjësive atdhetare të socialistëve që nuk u mbetet rrugë tjetër veçse të riktheksojne se janë solidarë të paktën si gjithë populli shqiptar në këto situata të rënda”.

Gazetarja:- Do të jeni në krye të Partisë Socialiste përsëri?

Fatos Nano:- “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha dëshirave dhe vullneteve natyrisht politike që do ta bënin Partinë Socialiste më të efektshme, më serioze dhe më të përgjegjshme në përballimin e situatës”.

Gramoz Ruçi:- “Çdo mbledhje ka zhvillimet e veta është normale. Vetëm pas mbledhjes. Tashti jam për mbledhje”.

 
Ilir Meta:- “Të mbarojë mbledhja mund të komunikojmë”.

Mbledhja e sotme e këshillit drejtues i evidentoj përsëri socialistët pro dhe kundër Nano. Për një pjesë të komitetit drejtues rikthimi i Nanos bie ne kundërshtim me statutin. Të tjerët mendojnë ndryshe. Ndërsa vetë Nano shpërfill kryesinë.

Spartak Poçi:- “Ideja është që në keto momente Partisë Socialiste nuk i duhen të tilla propozime, i konsideroj krejt pa vlerë përkundrazi mund të hapin dhe problematika të tjera brenda partisë”.

Bashkim Fino:- “Nëqoftëse ne duam që të bashkojmë forcat sigurisht për këtë situatë që po kalojmë sot në gjithë Shqipërinë dhe për Kosovën, nuk ka asgjë të keqe qoftë rikthimi i Nanos apo rikthimi i dhe të tjerëve. Sepse në fund të fundit Shqipërinë do ta bëjmë të gjithë bashkë dhe kjo krizë nuk ështe krizë e Qeverisë Majko por është krizë e gjithë shqiptarëve”.

Fatos Nano:- “Këtë gjë nuk mund ta përballoje as Kryesia dhe kjo kërkesë nuk i drejtohet as Kryesisë. Çështja është që votimi ose jo në Komitetin e
Përgjithshëm Drejtues i kësaj çështje ka të bëjë me bërjen e kësaj kërkese me kthimin e kësaj kërkese në kërkesë të vetë Komitetit Drejtues dhe vetëm në këtë rast unë do ta konsideroja dhe do detyrohesha me përgjegjësine dhe kredibilitetin moral dhe politik të kryesocialistit në historinë e këtyre tetë vjetëve të jepja një përgjigje të qetë, të pjekur, të matur. Po pres që kjo gjë të ndodhi, deri më sot nuk ka ndodhur”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme