UNHCR përgjigje Majkos – (24 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nuk bëjmë asnjë polemikë me autoritetet shqiptare. Nuk kemi asnjë përgjigje për akuzat që kryeministri Majko i ka bërë UNHCR-së. Ne shikojmë drejt së ardhmes. Ka qenë kjo përgjigja e zëdhënëses së UNHCR-së Arian Cartie dhënë për Tv Klan.
Jemi të pa kënaqur nga ngadalësia e të UNHCR-së është shprehur Majko. Nëse do të ishim mbështetur vetëm në ndihmën e kësaj organizate, tashmë në shqipëri do të kishte qytetarë që do të kishin vdekur urie. Kanë qënë pikërisht këto fjalët me të cilat numëri një i qeverisë shqiptare ka akuzuar komisionin e lartë për refugjatët për mos eficensë në operacione.
Pas këtyre deklaratave selia e UNHCR-së nuk duket e shqetësuar. Pas largimit të shefit tajlandez, stafi i ri pas zëdhënëses është i përkushtuar në punë dhe rëndësi për të ka situata, që është një situatë krize. Neduhet të punojmë dhe jo të merremi me fjalë ka thënë zëdhënësja Cartie. UNHCR-ja ka nevojë për gjithçka tha ajo por aq më shumë për mbështetje./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili