Viktor Çernomërdi për konfliktin Kosovë – Serbi – (24 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
I dërguari special për problemin e Kosovës Viktor Çernomërdi, sot prapë ka thesuar se Serbia është e gatshme të pranojë një forcë ndërkombëtare të OKB-së në kuadrin e të cilës do të bente pjesë edhe kontigjenti rus. Natyrisht që duhet ti jepet një autonomi e gjerë për Kosovën dhe Millosheviçi e ka pranuar këtë ka thënë Çernomërdi.
Çernomërdi ka theksuar se është i gatshëm të bisedoj me vendet e Natos, me udhëheqësit e shqiptarëve dhe me serbët për të gjetur një zgjidhje të problemit, por fillimisht të ndalen bombardimet.
Çernomërdi është shprehur optimist se do të bind të dy palët për një zgjidhje paqësore dhe ka përjashtuar përfshirjen ushtarake të rusisë në konfliktin e Jugosllavisë./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe