Kushtet në kampin e refugjatëve kosovarë – (25 Prill 1999)


Kushtet në kampin e refugjatëve kosovarë – (25 Prill 1999)

14:34 25/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pishinat pa ujë dhe çadrat rreth tyre të mbushura plotë. Ky është vëzhgimi dhe pamja e çdo dite me shi. Të gjithë të ardhurit nga Kosova janë të detyruar të heqin baltën e future në çadër. Në ditët e para të mbërritjes së kosovarëve në Shqipëri ishte i domosdoshëm rënia e shiut, në mënyrë që të mos hapeshin epidemitë, por sot në këto ditë me shi u shtuan njerëzit që sëmuren nga të ftohtët.

Lagështirë dhe shumë pak ajrosje në çadrat e tyre. Kërkohet pastërti dhe higjenë si kolektive ashtu dhe vetjake. Refugjatët në çadra ankohen për mungesë uji dhe se kanë dy javë pa u larë. Këto janë gjërat e përditshme që kërkojnë këta të ardhur pa pretenduar për ushqimin dhe për më shumë komoditet në çadrat e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme